OPINION

Disa fjalë  për Leksikonin e vendbanimeve të Kosovës botuar nga ASHAK

 

Kam pas  nderin dhe kënaqësinë që në shkollën fillore “ Liria” të Pogragjës, ku kam mësuar dy vite me radhë të kem një mësimdhënës shumë të zellshëm dhe punëtor. Në fakt kjo shkollë, për deri sa ka punuar Zejnullah Bajrami nga Bukoci i Preshevës ka pasur suksese të shkëlqyeshme që dëshmojnë sukseset në garat e atëhershme krahinore. Mësimdhënësi Zejnullah Zejnullahu ka ndikuar shumë në mua që sot jam mësues i Gjeografisë dhe njohës modest edhe i Historisë. Mësimdhënësit tim të shkollës fillore i  jam mirënjohës për jetë mot dhe në asnjë moment nuk jam penduar që kam zgjedhë këtë profesion.

Më duhet të them diçka në lidhje me botimin më të ri dhe me sa di unë i pari i një libri ti tillë: Leksikon,  Vendbanimet e  Kosovës, të botuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Pikërisht at ditë edhe kur  pata rastin t’i kompletoj tre vëllimet  e këtij botimi e pata një debat  me një profesor të Universiteti, në lidhje me funksionimin e Wikipedia.  Kjo platformë dixhitale është  një enciklopedi e lirë (hapur) dhe e shkruar në bashkëpunim nga lexuesit e saj, redaktor e administrator i së cilës jam hiq më pak  se trembëdhjetë vite , në të cilën i kam pasqyruar shumicën e vendbanimeve shqiptare  në Serbi e Mal të Zi. Kur u njoftuam, fjala e parë e profesorit ishte: “ Wikipedia është e varfër, ska sen, ska referenca”, e tëra “copi past”. Mandej studentët po vjedhin nga aty, po na sjellin vështirësi,  e kështu me radhë. Nuk u ndjeva mirë, sepse ata studentë janë kolegë tanë dhe pedagogë e profesionistë të ardhëm. Por megjithatë është e ditur botërisht se Wikipedia shfrytëzohet nga studiuesit nga mbarë bota në të gjitha gjuhët.

Por kur e mora leksikonin e botuar mezi pritja të marr informacione të reja, e ta plotësoj Wikipedinë u zhgënjeva keq. Nuk u durova pa i shkruar edhe vërejtjet e mia nga njohuritë modeste që i kam për vendbanimet e trevës prej nga vij.

E para mësova se dy vendbanime e vendlindjes sime  Pogragja dhe Sllubica, ishin të pasuruar me emërtime alternativ,  i pari Kalaja, dhe i dyti Lugina. U gëzova shumë.  Më në fund mendova se tash e tuje do të shqiptohen këto vendbanime në shqip. Por kur lexo tërë punimin për këto vendbanime, duke par se çfarë gabime janë bërë në emërtimin e fshatrave, lumenjve u binda se edhe këto emërtimi nuk kanë ndonjë peshë.

 Kur bëhet fjalë për vendbanimin Llovcë, thuhet se në luftën e fundit janë 6 persona të vrarë. As nuk janë gjatë dhe as që janë të gjithë të Llovcës.

Në këtë botim për këtë trevë aty ku bëhet fjalë për vendbanimin më të madh, dhe pothuajse më të hershmin herë shkruhet Pograxhë, herë Pogragjë. Mandej ne banorët e asaj zone njohim një lumë me emrin Sllubica, aty gjendet lumi i cili shkruhet herë Lumi i Sllubicës e herë lumi i Pogragjës.

Mandej fshati më i thellë në Malet e Kradakut, Sllubica, i cili është elektrifikuar i fundit, diku në fund të viteve  të 70-ta,  për te  thuhet se është elektrifikuar në vitin 1960,  i pari nga të gjitha vendbanimet e kësaj zone.  Për  vendbanimin Llovcë thuhet se është  elektrifikuar në fund të viteve te 80-ta , ndërsa  bëhet fjalë për vitet 1970/71.  Po ashtu edhe për  vendbanimin Bilinicë thuhet se është elektrifikuar në fund të viteve të 80-ta, ia huqin hiq më pak se për 20 vite (në vitin 1968, kur mendohet se në të njëjtin vit është elektrifikuar edhe Pogragja).

 Vendbanimi Kokaj është elektrifikuar në dimër 1973/74, ndërsa po ashtu thuhet se është elektrifikuar në fund të viteve të 80-ta.  Stublina  është elektrifikuar më 24 maj 1971, për të cilin thuhet se është elektrifikuar në vitin 1968.

Për Stublinë Nijazi Ramadani (1960) i lindur dhe rritur në  Stublinë thotë: “Vend te quajtur Reka nuk ka, Rela po. Prroje ka plot:  Prroi i Graheces, i Boretinit, i Tamacit, i Doberqanit i Myhes“.

Për lagjet e vendbanimeve  shkruhet  me prapashtesa të ndryshme që nuk kanë të bëjnë me realitetin herë përfundojnë me -i, ose a,  herë me -aj, herë -vit . Në Llovcë janë marrë mbiemrat e disa personave e jo të lagjeve. Njëjtë është vepruar edhe për lagjet në Kokaj. Kur është fjala për vendbanimin Stublinë që është krijuar nga të dëbuarit nga Serbia, lagjet janë shqiptuar mirë, por ka gabime në emërtime. Njëjtë është kanë bërë edhe me Pogragjën. Për Bilinicën thuhet se lagjet kryesore janë: Fazovit, Nexhpovit, Halitovit, Nexhipovit, Mëhalla e Epërme. Për çudi nuk ka sipas tyre Mëhallë të Pshtme. Zakonisht aty ku ka  të Poshtme, ka edhe të Epërme.

Përveç ndërtimit gjeologjikë të territorit të këtyre fshatrave që ndoshta mund të mësoj qytetari i zakonshëm, pothuajse nuk ka çka të mësoj, përveç të merr informacione të gabueshme.

Për një objekt të trashëgimisë kulturore jo larg të vendbanimit Bilinicë që deri në vitin 1971 ka qenë i banuar me shumicë serbe autori  A. Urosheviq thotë ekziston një “Kala” dhe Manastir  të cilës nuk i dihet prejardhja. Vet ky qëndrim i Urosheviqit na bënë të kuptojmë se ka qenë kala Ilire të cilit burim Urosheviq e bishtnon.

Urojë që për vendbanimet tjera mos të ketë kaq shumë gabime. Por nëse shkojmë sipas çelësit matës se nëse në një punim prej 300 faqesh, atëherë na dalin 300 gabime në libër.

Ismet Azizi

You Might Also Like