Gjilan

Dita e Çlirimit në Gjilan, nisë me aktivitetet e Ditës së Çamërisë

Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me Fonadacionin Çamëria “Hasan Tahsini”, hapën aktivitetin përkujtimor dhe kulturor në nderim të Ditës së Çamërisë, në kuadër të aktiviteteve për 15 qershorin, Ditën e Çlirimit të Gjilanit.
Ky aktivitet mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hysenit dhe u mbajt me fëmijët në Bilbliotekën e Qytetit, ku u promovua libri “Historia e Çamërisë përmes heronjëve të saj”, me autor Arben Iliazi.
Po ashtu u promovua edhe libri dhe u shfaq filmi “Ode për tempujt që nuk u harruan”, të autorit Luan Rama.
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, tha se sot është një ditë krenarie dhe përkujtimi – 15 qershori, Dita e Çlirimit të qytetit tonë, Gjilanit.
Sipas saj në këtë ditë me peshë historike dhe emocionale, kanë fatin dhe nderin të ndajmë festën tonë me miqtë tanë të dashur nga Çamëria, të cilët kanë ardhur nga larg për të qenë pjesë e kësaj ngjarjeje të veçantë.
“Prania juaj sot në mesin tonë është shumë më tepër se një gjest miqësie – është dëshmi e lidhjeve të fuqishme shpirtërore, kulturore e kombëtare që na bashkojnë ndër breza”, tha Morina Bunjaku.
Nënkryetarja, shtoi se Çamëria nuk është vetëm një kujtim historik – ajo është një plagë, por edhe një krenari, një kulturë që vazhdon të jetojë dhe të frymëzojë.
“Sot, ndërsa festojmë çlirimin e Gjilanit, ne nderojmë edhe rezistencën dhe trashëgiminë e popullit çam. Le të jetë kjo ditë një simbol i bashkimit, i mirënjohjes dhe i respektit të ndërsjellë. Mirë se keni ardhur në Gjilan – dhe gëzuar Ditën e Çlirimit”, tha nënkryetarja e Gjilanit.
Edhe drejtori i Kulturës, Kushtrim Zeqiri, tha se 15 qershori, Dita e Çlirimit e Gjilanit është një ditë e rëndësishme, derisa edhe më të rëndësishme e bënë Dita e Çamërisë me aktivitetet e saja.

You Might Also Like