Gjilan

VV: Nuhi Matoshi mbetet doajen i artit dhe kulturës

Lajmi për vdekjen e Nuhi Matoshit është i trishtë për familjen, miqtë e tij dhe është i pikëllueshëm për artdashësit e shumtë anembanë komunës tonë dhe tërë Kosovës. Si doajen i artit dhe kulturës në përgjithësi Nuhiu i dha shumë skenës dhe ekranit, ndërsa përmes shpirtit artistik asnjëherë nuk pushoi të kultivoj dhe shpirtin kritik ndaj dukurive negative shoqërore dhe kombëtare. Njeriu që i dha formën dhe frymën teatrit tonë dhe njeriu që Gjilanit i dha epitetin e qytetit të kulturës, njeriu që kontribuoi në edukimin e disa brezave artistësh. Rreshtimi dhe artikulimi i veprës së tij mbeti i gjallë dhe aktiv deri në ditët e fundit të jetës së tij.Qoftë i përhershëm kujtimi i jetës dhe veprës tënde, Nuhi Matoshi!

Në emër të LVV , kryetares Besa Baftiu dhe gjithë aktivistëve shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë miqëve e artdashësve të tij.

You Might Also Like