Ekipi i djemve të Shkollës Fillore “Fan Noli” nga janë shpallur kampionë të Rajonit të Anamoravës në Volejboll, gara këto që janë mbajtur në kuadër të Sportit Shkollor.
Garat janë mbajtur në Palestrën e Sporteve në Llabjan të Komunës së Artanës, ku pjesëmarrëse ishin ekipet nga komuna e Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës.
Në finale për vendin e parë nxënësit e Shkollës Fillore “Fan S. Noli” nga Kamenica e kanë mundur ekipin e Shkollës Fillore “Agim Ramadani” nga Zhegra me rezultat 2:1 në sete.