Dr. Feride Rushiti e nominuar për çmimin “European of the Year 2025” – Thirrje për mbështetje publike Dr. Feride Rushiti, një nga figurat më të shquara të të drejtave të njeriut në Kosovë, është nominuar për çmimin prestigjioz “European of the Year 2025”, një vlerësim që nderon individët që kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme për shoqërinë evropiane. Përkrahja juaj është thelbësore! Procesi i votimit bëhet përmes një LIKE-u në postimin zyrtar të Bashkimit Evropian, dhe secili LIKE llogaritet si një VOTË për Dr. Feride Rushitin. 1 LIKE = 1 VOTË për një figurë që ka nderuar gjithë kombin. Votoni tani në këto dy platforma zyrtare: Facebook: https://www.facebook.com/photo/?fbid=1121916406641838&set=a.295279132638907 Instagram: https://www.instagram.com/p/DI_A_nZOvAO/ Që nga viti 1999, Dr. Rushiti ka udhëhequr Qendrën për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës në Kosovë, duke u bërë zëri i parë institucional që i dha përkrahje dhe dinjitet të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës. Për përkushtimin e saj të palëkundur ndaj drejtësisë, paqes dhe dinjitetit njerëzor, ajo është nderuar me çmimin “Women of Courage” nga Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara në vitin 2018, dhe së fundmi është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2025. Nominimi i saj për “European of the Year 2025” vjen si njohje për ndikimin e saj të jashtëzakonshëm në shoqëri, jo vetëm në Kosovë, por edhe në nivel ndërkombëtar. Mbështesim Feride Rushitin – një zë i guximshëm për drejtësi, paqe dhe dinjitet!
www.facebook.com
Feride Rushiti has led the Kosova Rehabilitation Center for Torture Victims in supporting survivors of war-related sexual violence since 1999. A tireless…