Te ndryshme

Xhamia e Dardanisë në Gjilan – “fidanishte” e hafëzëve të rinj

Xhamia e Dardanisë në Gjilan me punën  dhe aktivitet e saja të pandërprera është shndërruar në një fidanishte e hafëzëve të rinj. Një burim i pastër dhe i pashterur për memorizimin e Kuranit Famëlartë.

Brenda një periudhe dhjetëvjeçare, ky tempull fetar ka nxjerr,  hiç më pak se 10 dhjetë hafëz të rinj dhe mjaftë perspektiv. Disa nga këta kuadro  deficitar  të kësaj xhamie, tashmë kanë mbaruar edhe studime posdiplomike në teologji, në vende të ndryshme botërore. Një pjesë tjetër e  hafizave janë të kyçur në drejtime të tjera,  si shkenca teknologjike – kompjuterike, programim e tjera. Teksa gjenerata  e re, pret që në vitet vijuese,  të ndjekë  hapat e hafëzëve seniorë,  duke përzgjedhur ndonjë fushë të caktuar studimi.

Pashmangshëm,  ky suksese i këtij institucion fetar,  lidhet me njeriun e parë të saj, imamin hafëz Shaban Muratin, njërin nga lexuesit e rrallë më të mirë të Kuranit në vend e më gjerë.

Që nga ardhje e tij në krye të kësaj xhamie, përpos riteve fetare obliguese, ai pa asnjë hezitim, pa pritesë,  me vullnet dhe gatishmëri të lartë,  ka qenë në ballë të shumë aktiviteteve dhe punëve që janë kryer gjatë një dekade.

Me një modesti të rrallë, i qetë, me urtësi, përkushtim, dashuri dhe profesionalizëm ka punuar në vazhdimësi me të rinj rreth memorizimit të Kuranit dhe shumë aktiviteteve tjera përcjellëse dhe të rëndomta.

Mbase është  e vetmja xhami,  që ka nxjerr deri më tash 10 hafëz të rinj, brenda një periudhe të shkurtër kohore, falë imamit,  përkrahjes nga Këshilli i Xhamisë dhe  xhematit të rregullitë.

Sipas profesionistëve të kësaj natyre,  për të mësuar përmendësh  Kuranin dhe  të recitohet saktë dhe drejtë çdo ajet i saj,  nevojiten  diku prej 2 deri në 2 vite e gjysmë kohë.

Kjo xhami e lagjes së Dardanisë, njihet për unikalitetin e bukurisë së atmosferës dhe gjallërisë së vazhdueshme të saj.

Aktualisht janë  mbi 15 të rinj, të cilët çdo ditë, nën përkujdesjen e imamit,  pas kohës së drekës ndalen në xhami dhe me orë të tëra mësojnë fillimisht shkrim – lexim të Kuranit Famëlartë, e më pas  mësojnë edhe  përmendsh Kuranin.

Ky vullnet dhe përkushtim i pashoq i hfz Shabanit, nuk ndalet dot, sepse entuziazmi dhe seriozitetit t tij në punë është për çdo lëvdatë.

Një traditë tjetër, që kjo xhami ka vendos standard,  është edhe falja e teravive dhe namazit të natës, me  hatme, gjatë muajit të bekuar të Ramazanit. Gjatë këtyre namazeve lexohet Kurani,  që nga fillimi deri në mbarim. Më e veçanta e  saj,  ishte se krahas imamit,  kanë qenë edhe katër hafëz të rinj, produkt i Xhamisë, të cilët me zërin e tyre melankolik i  kanë dhënë shije dhe bukuri mbresëlënëse,  leximit të ajeteve kuranore.

Pa asnjë dyshim, kjo xhami ka krijuar identitetin e saj të prodhimit të hafëzëve të rinj, edhe përkundër kushteve jo adekuate,  që duhet pas për një hifz të përsosur.

S’do mend se Gjilanit i mungon një qendër e tillë. Organet relevante duhet ta kenë një plan për këtë qendër të dijës, në të ardhmen e afërt,  si një nga prioritetet parësore të saj.

Punën  e hivzit me të rinj, hoxhë Shabani e kishte nisur edhe në Egjipt,  gjatë studimeve të tij,  ku shumë prej studentëve,  të cilët kishin nevojë të aftësohen për provime në lëndën e Kuranit,  mësonin dhe ushtronin përmendësh para tij, për të kaluar me sukses provimet e tyre. /Fehmi Sylejmani/

You Might Also Like