OPINION

Drejt dështimit të radhës!

Murat Mustafa
Nga data 25 prill deri më 20 maj do të zhvillohet testi PISA ( Programme for International Student Assessment).
Ky është një Program për Vlerësim Ndërkombëtar të nxënësve për moshën 15 vjeçare. Në këtë test vlerësohen aftësitë e nxënësve në lexim, matematikë dhe shkencë.
Këtë vit fokusi do të jetë matematika, me një test shtesë të të menduarit krijues.
Në këtë test nuk vlerësohet vetëm atë që kanë mësuar në mënyrë mekanike ( zakonisht qysh ndodh në shkollat tona), por edhe sa është në gjendje nxënësi të jep përgjigje në mënyrë kreative, dhe të jep mendim kritik për një çështje apo temë!
Pra ky test vlerëson dijen e nxënësve lidhur me situatat jetësore!
Eh, sa janë në gjendje nxënësit kosovar të japin mendim kritik tashmë e dimë të gjithë!
Normal që këtu nxënësit nuk janë fajtorë aspak, fajtorë kryesor është sistemi arsimor dhe MASH-ti!
Ka qenë momenti i duhur që Kosova të tërhiqet nga ky testim, dhe të pauzoj deri në vitin 2028.
Gjatë kësaj kohe të punohet seriozisht në këtë drejtim, sepse që nga viti 2015 kur Kosova mori pjesë për herë të parë nuk është investu asgjë në përmirësimin e sistemit arsimor.
Unë dyshoj që do të ketë përmirësim të gjendjes me këta individ, sepse këta në MASH-të apo edhe të ashtuquajtur “experta” nuk kanë as edhe një ide se si të përmirësohet gjendja në arsim.
Kosova nuk është e gatshme tash e lëre më 2015 kur mori pjesë për herë të parë.
Por, dihet qëllimi i ish ministrit Bajrami, dhe zyrtarëve në MASH-të, nuk ka qenë vlerësimi i nxënësve, por poshtërimi i mësimdhënësve, sepse nuk ishin në gjendje t’i përmbushin kërkesat e tyre, si në krijimin e kushteve për punë, por edhe në ngritje të mirëqenies së tyre!
Ky poshtërim po vazhdon ende.
Nuk pres rezultate befasuese, sepse qeveritarët nuk kanë bërë as edhe një hap të vetëm që të largohemi nga vendi i fundit.
Sikur qeveritë e kaluar edhe kjo e tanishme nuk e kanë prioritet arsimin, prioritet i tyre janë kopallat!
Po të ishin serioz, sot nuk do t’i bartnin nxënësit apo laptopët nga një shkollë në shkollën tjetër për mungesë të infrastrukturës, në mbajtjen e testit PISA!
Po të ishin serioz sot ligji i pagave do të ishte i miratuar dhe mësimdhënësit do të kishin një vend të merituar në mesin e shoqërisë!
Kosova nuk duhet të merr pjesë në këtë test, deri sa zyrtarët dhe ekspertët në MASH-të, të kuptojnë dallimin e një testi të arritshmërisë dhe atij të maturës me një test siç është PISA!
Tregojuni që dallimi në mes testit ndërkombëtar dhe atij të arritshmërisë është ky!
Në PISA kërkohet mendim kritik, ndërsa në testin e arritshmërisë në Kosovë, kërkohet të mësuarit mekanik.
Shembull: Një pyetje në testin e arritshmërisë të vitit 2021 ka qenë: Si quhet lopa pa brina?
Ndoshta edhe në testin PISA ka pyetje për lopën, por aty kërkohet një analizë!
Si të presësh rezultate nga këso lloj pyetjesh?
Si të presësh rezultate kur nxënësit e një gjenerate mësojnë nga dy tekste të ndryshme?
Shembull: Shkolla X.Y përdorë tekstin e shtëpisë botues X, ndërsa shkolla tjetër përdorë tekstin e tjetrës shtëpi botuese!
Si të presësh rezultate kur detyrat dhe pyetjet nuk bazohen Taksonominë e Bloom-it, e ku pikërisht pyetjet e testit PISA formulohen duke u bazuar në Taksonominë Bloom!
Si të presim rezultate nga MASH-ti, kur i merr praktikat e vendeve të zhvilluara siç është Finlanda, e këto praktika mundohen t’i praktikojnë në Kosovë, me kushte që kemi sikur të vendeve afrikane!
O njerëz nuk keni nevojë të shkoni në Finlandë, afrohuni në Slloveni dhe shikoni praktikat e tyre, nëse nuk mundeni atëherëë shikoni në internet tekstet e tyre.
Tekste jo të ngarkuara, të përcjella me tabela dhe grafikone, duke ju përshtatur moshës dhe situatave jetësore!
Me sistemin arsimor që kanë dhe me tekste, madje edhe digjitale, Sllovenia ka suksese të jashtëzakonshme në këtë vlerësim ndërkombëtar.
Si të presim rezultate të mira kur shumë prindër përcjellin trendin botëror të teknologjisë për fëmijët e tyre, ndërsa nuk e dinë cili është kujdestari i tyre?
Si të presësh rezultate kur shume prindër i thyejnë dyert e shkollës që fëmija i tyre të “furnizohet” me gjitha 5-she!
Si të presësh rezultate nga nxënësit që antivlerën e konsiderojnë vlerë, ndërsa vlerën antivlerë?
Shumë nxënës shprehin më shumë interes ndaj analfabetëve në rrjete sociale, se që shprehin interes për mësimnxënie!
Si të presësh rezultate kur kemi mësimdhënës sikurse ish kujdestari i Presidentes, kur thotë: “Sot nuk jam përgatitur se më ka vdekur gjyshja, dhe jam përgatitë dy orë kur kam pasur mësim me atë”.
Si të presësh rezultate nga një mësimdhënës, që për 45 minuta është në qendër të vëmendjes, duke u mundu me shpjegua temën?
Si të presësh rezultate nga një mësimdhënës që çdo javë i pyet nxënësit, për të “vërtetuar” 5-shen që kanë marrë?
Kur nxënësi në Kosovë mëson në mënyrë mekanike, normal që rezultatet e dobëta janë të pashmangshme!
Nëse vazhdohet kështu, jo vendin e parafundit, por të fundit do të kemi të sigurt.
Siç po shihet nga këta faktorë, nuk janë veç mësimdhënësit “PISA”!
S’mund të presësh diçka të mirë nga një shoqëri, që ka devijua në të gjitha sferat e jetës, dhe kjo shoqëri që ka devijua është shoqëria kosovare!
S’mund të presësh asgjë nga kjo shoqëri që vrapon pas të keqes, vrapon pas injorancës, analfabetëve dhe antivlerës.
Miratojeni ligjin e pagave dhe mos u merakosni!
I sfidoj disa pseudoanalist dhe pseudoexpert për këtë çështje.

You Might Also Like