Gjilan

Drejtori Arifi në takimin për zhvillimin dhe sfidat e planifikimit hapësinor

Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Ali Arifi, ka marr pjesë në takimin e kolegjiumit të planifikimit hapësinor.
Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e E-lejeve, banimin e përballueshëm, atë social, kornizën ligjore për efiçiencë dhe rregulloret e brendshme të organizuar nga Asociacioni i Komunave.
Po ashtu u diskutua edhe për zhvillimet dhe sfidat në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, ku foli drejtori i Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit Servet Spahiu.
Për zhvillimet në fushën e planifikimit hapësinor në nivelin qendror ka folur Luan Nushi, drejtor i Institutit për Planifikim Hapësinor.
Po ashtu u diskutua edhe për ndryshimet e kornizës ligjore të Agjencisë Kadastrale.

You Might Also Like