Sot, në një ceremoni të veçantë, patëm nderin t’i presim dhe t’i nderojmë me diploma, nxënësit fitues të Garave Komunale të Matematikës, të cilët na entuziazmuan me të arriturat e tyre.
Vullneti dhe suksesi i tyre, vërtetë na bëri të ndjehemi krenarë, për çka shpreh falenderimet më të sinqerta si për nxënësit laureat, koordinatorin Sami Shurdhani, dhe për arsimtarët, të cilët dhanë mbështetjen e tyre të parezervë.
Ju paqim me shëndet dhe suksese të vazhdueshme!
Albana Demiri, drejtoreshë e Arsimit në Gjilan