ARSIMI

Mësuesi Musa Ibrahimi kujton ish-nxënësin e tij, heroin Zija Shemsiu

Musa Ibrahimi, mësues në pension, i cili me dekada tëra ka punuar në arsim, duke nxjerrë gjenerata të arta të nxënësve kudo në Kosovë e jashtë saj, në një manifestim të mbajtur në Përlepnicë të Gjilanit, fshat i lindjes i mësuesit Musa Ibrahimi, por edhe i heroit Zija Shemsiu, ka kujtuar kur në fillim të viteve të 60-ta të shekullit të kaluar ishte mësues në Shkollën Fillore “Skënderbeu” dhe kur njëri nga nxënësit e tij ishte Zija Shemsiu, tashti i rënë për lirinë e Kosovës dhe të shqiptarëve.

Kam nderin që në këtë ditë të veçantë të evokojë kujtime për luftëtarin e paepur të çështjes kombëtare e për ish-nxënësin tim, Zija Shemsiu, thotë mësuesi Musa Ibrahimi.

Heroi Zija Shemsiu, i veshur me veshje kombëtare

Ishte viti shkollor 1963/1964, kur më kishin caktuar kujdestar klase në paralelen VII/B, klasë në të cilën në mesin e shumë nxënësve të shkëlqyeshëm dallohej edhe Zija Shemsiu. Ishte një ndër klasat më të mira që kishte shkolla e Përlepnicë, i cili pos në mësime dallohej edhe në aktivitete mësimore dhe jashtëmësimore.

Zija Shemsiu që rridhte nga një familje patriotike, andaj Zijau që në rini ishte frymëzuar me ide atdhedashurie dhe në shkollë ishte bashkëpunues, organizator i dalluar dhe shquhej në të gjitha aktivitetet shkollore, ishte instrumentist e këngëtar i dalluar, recitues e aktor në shfaqjet teatrore që i organizonte shkolla, sikurse që shquhej edhe në aktivitetet sportive.

Më ka dashur shumë si mësues i tij që isha. Në gjykimet e tija ishte real dhe i drejtpërdrejtë e kur në klasën e tetë në vitin shkollor 1964/1965 dy klasë ajo VII/A dhe VII/B u bënë një unë pata fatin që edhe në klasën e tetë isha kujdestar klase.

Nga kjo klasë shumë nga nxënësit përfunduan fakultetin dhe dhanë kontributin e tyre në sfera të ndryshme të jetës, kurse Zija Shemsiu vazhdoi veprimtarinë atdhetare pa u ndalur asnjëherë deri në flijimin për liri.

Lavdi jetë dhe veprës së heroit Zija Shemsiu, thotë  Musa Ibrahimi, mësues. /kryelajmi.com/.

Mësuesi Musa Ibrahimi, doajen i arsimit

You Might Also Like