Gjilan

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan mirëpret mediat dhe qytetaret duke hapur dyert e të gjitha stacioneve me rastin e ditës së themelimit të Policisë së Kosovës

Gjilan, 03 shtator 2025

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan me rastin e festimit te ditës se Policisë së Kosovës gjegjësisht 26 vjetorit të themelimit të saj ditën e premte me 5 shtator 2025 duke filluar që nga orët e para ditës do të organizoj një sërë aktivitete.

Po ashtu në vigjilje të kësaj date Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan dhe Stacionet Policore të kësaj drejtorie ftojnë dhe i mirëpresin qytetarët, nxënës, arsimtarë dhe media që nga afër të vizitojnë zyrat e punës duke u njoftuar nga afër me punën dhe aktivitetet të cila bëhet në këto ambiente nga ana e Policisë së Kosovës për ç’do ditë.

Policia e Kosovës me krenari feston përvjetorin 26 të themelimit të saj duke qenë gjithmonë në shërbim të gjithë qytetarëve.

You Might Also Like