Gjilan

Mulla Nusret Hajdari ra në altarin e lirisë 24 vite më parë  

Në 24- vjetorin e ҫlirimit të shtetit të Kosovës, përkujtojmë me krenari Mulla Nusret Hajdarin nga Mireshi (Dobërqani), i cili një jetë sëbashku me familjen e tij ia kushtoi atdheut për tu ҫliruar nga okupatori serb. 

Mulla Nusret Hajdari, idealet atdhetare i kishte marrë nga gjyshi i tij Haxhi Sylejmani, i cili ishte një atdhetar i madh i kombit Shqiptarë, duke kontribur gjithmonë për të mirën e popullit shqiptarë. 

Mulla Nusret Hajdari ra në lulen e rinisë në altarin e lirisë në moshën 31 vjeqare, duke mbrojtur familjen e tij, fshatin e popullin. 

Mulla Nusreti ishte një njeri i dashur e i nderuar nga të gjitha shtresat, i tillë ishte Nusreti, ai ishte i popullit dhe për popullin e tij derdhi gjakun e njomë që ne sot ta gëzojmë lirinë e shumë pritur me shekuj. 

Mulla Nusreti në vitin 1988-89 mbaroi me sukses Medresen  e Mesme “Alaudin” në Prishtinë, duke u treguar një atdhetar e fetar i madh i kombit shqiptar, ashtu siq ishin shumë Rilindas shqiptar, që krahas fesë ishin patriotët më të shquar të kombit. 

Nusreti menjëherë për një kohë të shkurt shërben në xhaminë e fshatit Pogragjë dhe në xhaminë “Atik” në Gjilan, ndërsa nga viti 1992 ju besua ta udhëheqë si Imam xhaminë e poshtme të fshatit Miresh gjerë në momentet e fundit jetës së tij. 

Mulla Nusreti edhe gjatë viteve të 90-ta, ishte shumë aktiv duke kontribuar në mënyra të ndryshme dhe pa ndërprerë për ta mposhtur armikun shekullor.  

Në fund të luftës në Kosovë, forcat paramilitare ushtarake e policore serbe, kur po kapitullonin ishin detyruar të tërhiqen nga toka e Kosovës, në tërheqje e sipër këto forca gjakëpirse, vranin e djegnin gjithqka që ju dilte përpara nga mllefi i tyre, duke e ditur se në këtë tokë nuk do të kthehen kurrë. 

Dita e kobshme ishte 13 Qershori i vitit 1999, kur forcat paramilitare ushtarake e policore në rikthimin e tyre drejt Serbisë duke kapitulluar nga forcat UҪK-së e NATO-së, ndalen në fshatin Miresh për të kryer edhe një masakër siq kishin kryer shumë të tilla në gjithë tokën e Kosovës. 

Shumë familje të fshatit Miresh u detyruan ti braktisnin shtëpitë për tu strehuar në malet për rreth fshatit, ndërsa tek xhamija e fshatit pas një konfrontimi me paramilitarët serb mbetet i vrarë Mulla Nusret Hajdari, ku poashtu plagoset mësuesi i fshatit Basri Bislimi, sëbashku me Hafiz Hajdarin ndërsa i rrahën e i maltretuan Hamdi Kastratin e Haxhi Jonuz Hajdarin, ndërsa dhunë të paparë këto forca paramilitare kishin shtruar ndaj familjës së Mefail Xhelilit. 

Forcat Paramilitare serbe të etur për gjakë i vënë flakën xhamisë së epërme të fshatit, e ndërtuar në vitin 1527 e cila ju kishte bërë ballë edhe Luftës së Parë e Luftës së Dytë Botërore. 

Dëshmori i kombit Mulla Nusret Hajdari në kushte të jashtëzakonshme varroset në oborrin e xhamisë me 14 Qershorë 1999. 

Mulla Nusret Hajdari i cili ëndërroi që me dijën e tij t’ju shërbejë popullit në lëminë e fesë islame e të ju shërbejë se si populli shqiptarë duhet dashur e të kontriboi për atdheun, ra në pidestalin më të lartë të lirisë duke mbrojtur familjën e fshatin e tij. 

Mulla Nusreti pas vete la gruan me një djalë, prindërit, motrat e vëllezërit, farefisin e fshatarët, për ta përkujtuar gjerë sa të jetë kjo tokë. 

Sot me shumë krenari emrin e Nusretit e mban nipi i tij 6 vjeҫar, i cili do ta mbanë këtë emër me dinjitet e krenari. 

 

Njerzit si Mulla Nusret Hajdari nuk vdesin kurrë, pasi që lavdia u takon dëshmorve të rënë.  

You Might Also Like