Futboll

Drita barazon në miqësore me Trepçën ‘89

Klubi i Futbollit Drita dhe Trepça ’89 nga Mitrovica janë përballur në një miqësore që këtë të diele është zhvilluar në Gjilan. Kjo ndeshje është përmbyllur me rezultat të barabartë 1:1. Futbolli kosovar është në pushim shkaku i ndeshjeve të përfaqësueses, e cila ditë më parë mundi ekipin e Burkina Fasos me rezultat 5:0, kurse ndeshjen e radhës do t’a luaj kundër Zvicrës.

Drita për momentin është në pozitën e tretë në Superligën e Kosovës në Futboll, pas Ballkanit e Gjilanit, derisa Trepça ’89 është në vendin e parë, por në një rang më të ultë të garave.

You Might Also Like