Gjiganti kosovar ka bërë transferime të mëdha duke marrë emra si Muharrem Jashari, Agim Zeka, Arbnor Muja, Marko Simonovski e të tjerë këtë merkato.
Në anën tjetër, goditja më e madhe e Intelektualëve mund të quhet Rron Broja.
Gazeta Olle mëson ekskluzivisht se drejtuesit e Dritës sapo kanë arritur marrëveshjen me super mesfushorin nga Mitrovica.
Mitrovicasi është edhe reprezentues i Përfaqësueses së Kosovës ku ka zhvilluar disa ndeshje.
Broja ka një karrierë të pasur ku ka luajtur për Trepçën ’89, Gent në Belgjikë, Shkupin dhe së fundmi Partizanin e Tiranës.