Libri

Gjilani i “ndaluar”!

 
Shkruan: Qemajl Mustafa
 
Ky libër (monografik) për Gjilanin me rrethinë, është punuar tri vite me radhë nga një këshill redaktues me relevancë gjithëkosovare. Këtë këshill e ka udhëhequr Prof. Dr. Mehmet Halimi. Libri monografik është finalizuar dhe promovuar në sallën e KK të Gjilanit me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Me këtë rast janë shtypur rreth 20 ekzemplarë ndërsa kontrata me kompaninë “Vivaprint” për me i shtypë 600 ekzemplarë të tjerë nuk është realizue sepse ne vërtetë nuk i kishim mjetet financiare dhe kryetari i ri, Lutfi Haziri nuk ka dashtë me u marë fare me këtë punë. Bile, nga 6000€ sa duhej me i pague, komuna e ka pasë një marrëveshme me PTK për sponzorizim të 3000€. Drejtori ekzekutiv i atëhershëm, Ejup Qerimi e pat miratue kërkesën e komunës pë rsponzorizim. Pra, komuna i kishte obligim vetëm 3000€ për shtypjen e këtij libri kaq me vlerë për ne. Është i vetmi dokument i punuar me përkushtim të gjatë nga grupi i atorëve që kanë emër jo vetëm në Kosovë por edhe në hapsirën e plotë shqiptare.
Kjo monografi i ka IX kapituj dhe është gjithpërfshirëse për historikun rreth 300 vjeçar të komunës tonë me rrethinën e saj.
Ky është libri prej të cilit duhet të mësojë secili qytetar aktiv i Gjilanit ndërsa intelektualët, niveli akademik dhe politika e komunës e kanë për detyrë me e studjue dhe me e renovue dhe me e ribotue sipas nevojës.
Kryetari i tashëm vendosi këtë libër me e “ndalue” vetëm pse nuk ishte në maje të komunës kur u formësue ky dokument kaq me rëndësi. Ai nuk ishte në majë të saj kur u krynë edhe aq shumë punë të tjera të mira për qytetarët e saj dhe për krejtë rajonin dhe kto vepra të mira për komunën dhe për njerëzit tanë përherë e qitën Lutën në siklet.
Unë do ti isha gëzue sinqerisht një vepre të tillë po ta realizonte kryetar Haziri gjatë mandateve të tij. Për fat të keq, atij po i kalojnë 8 vite dhe nuk e prodhoi asnjë dokument strategjik e me vlerë për komunën. Është koha e fundit që ai me i lanë pazarllëqet e pista të Prishtinës në dëm të komunës dhe ai vet duhet me i dorëzue “armët” e me shkue n’shpi e mos me i ra as ndër mend për një mandat të ri. Ai po e bën pikërisht të kundërtën e asaj që duhet ta bëjë.
Publiku i Gjilanit nuk duhet me e lejue vehten me u manipulue nga partitë e shndërruara në grupe të interesit e në biznese të tyre.
Gjilani duhet me i ra veti mbas nëse don me e marë rrugën e demokratizimit e të zhvillimit e mos ne mbetë “i ndaluar” e në mëshirën e atyre që librin dhe zhvillimin e kanë pasë përherë të huaj e të largët.
PS
Ky liber do të duhej prej vitit 2014 me qenë në të gjitha bibliotekat dhe institucionet e rajonit të Anamoravës. Nuk është për arsyet që i thash në tekstin më lartë.
 

You Might Also Like