Drita ka shënuar fitore të madhe ndaj Inter Turkut me rezultat 3-0 në kuadër të ndeshjes kthyese të rrethit të parë të Ligës së Konferencës.
Ndeshja e parë ishte mbyllur 1-0 në të mirë të finlandezëve, ndërsa me rezultat të përgjithshëm 3-1 gjilanasit kanë kaluar tutje.
Me të filluar ndeshja Drita ka arritur të shënojë me anë të Marko Simonovskit që në minutën e dytë për 1-0.
Gjilanasit rrezikuan edhe disa herë tjera me Blend Baftiun dhe Arbnor Mujën, por pa sukses.
Në fund Drita shkoi me një epërsi të mirëseardhur për pjesën e dytë.
Me të filluar pjesa e dytë Arbnor Muja ka arritur të dyfishojë rezultatin, duke shënuar pas dy tentimeve për 2-0.
Në minutën e 51-të, Drita mbylli dilemën e fituesit, kur Baftiu asistoi te Muja i cili me qetësi shënoi për 3-0.
Deri në fund edhe pse kishte raste tjera, rezultati nuk ndryshoi dhe Drita kaloi tutje.
Drita në rrethin tjetër takohet me klubin belg Antwerp.