Futboll

Batatina: Në derbi vendosin detajet

Pas humbjes 0:1 nga Drita, Tahir Batatina, kryetrajner i Llapit ka deklaruar:

“Në derbi vendosin detajet. Të dy skuadrat luftuan për pikë, pasi të dyja kishin nevojë për pikë. Në pjesën e parë nuk ishim të vëmendshëm dhe pranuam gol”.

“Në pjesën e dytë ne e bëmë maksimumin, bëra ndryshime në skenë, rrezikova. Kishim rastet tona me Selimin për të finalizuar, por ky është futbolli. Nuk është dashur të bëhej ky gabim”.

“Deri në fund, gara për titull do të jetë e hapur”, ka thënë Batatina pas ndeshjes.

You Might Also Like