Futboll

Muja shkëlqeu në fitoren e Dritës

Arbnor Muja ka shkëlqyer në fitoren e Dritës ndaj Inter Turkut, ku shënoi dy gola dhe asistoi në një.

Padyshim ai ishte më i miri në fushë në fitoren e skuadrës së tij me rezultat 3-0.

“Gjithçka erdhi shumë shpejt. Rastet u krijuan shumë shpejt. Rezultati nuk ishte real, duhej të ishte më i thellë. Kemi luajtur shumë mirë e gjithë skuadra”.

“Kisha raste shumë të mira për ‘hat-trick’ por nuk e deshi fati. Por jam i kënaqur me rezultat dhe me paraqitje”, ka thënë Muja.

Drita në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës takohet me Anwerpin belg.

“E dimë që kemi kundërshtar më të vështirë se Inter Turku. Por besojmë në grupin tonë dhe në mënyrën se si luajmë. Do të respektojmë kundërshtarin, por edhe veten”, ka thënë Muja.

You Might Also Like