Drita ka patur një paraqitje fantastike në pjesëlojën e parë në ndeshjen e zhvilluar me Besën edhe atë si mysafire, të cilën e ka mposhtur tri herë, kurse në pjesëlojën e dytë vetëm se e ka vërtetuar këtë paraqitje të mirë, duke ngadhënjyer me rezultat 1:4.
I pari që ka shënuar ka qenë Betim Haxhimusa, që në minutën e katërt, kur ka shokuar vendasit që në nismë të ndeshjes. Nuk ka shkuar shumë kohë dhe sërish ka shënuar Drita nëpërmjet Astrit Fazliut që në minutën e 10.
Besa që nuk është dorëzuar ia ka kthyer vetit shpresat në minutën 18, kur lojtarët e saj e kanë ngushtuar epërsinë në 1:2. Deri në fund të pjëslojës së parë, Drita ka shënuar edhe golin e tretë nëpërmjet Betim Haxhimusës, për të përmbyllur pjesën e parë me rezultat 1:3.
Drita vazhduar me lojë edhe në pjesën e dytë dhe në minutën 64 ka shënuar golin e katërt. Sërish në listën e golashënuesve është shënuar Astrit Fazliu, që ka ngritur epërsinë në 1:4.