Futboll

Vllaznia shënon fitore minimale, Kika pëson humbje të thellë

Vllaznia e Pozharnit ka shënuar fitore ndaj 2 Korrikut të Prishtinës me rezultat 1:0, me një gol të shënuar nga Jurgen Gjini në minutën 12. Me këtë fitore ekipi nga Komuna e Vitisë i ka ikur përkohësisht zonës së rrezikshme.

Vllaznia me këtë fitore ka dalë në pozitën e tetë, ndërsa tash ka pikë të njëjta me 2 Korrikun që është i nënti! E fundit është Arbëria me tri pikë më pak se dyshja që u ndeshën sot.

Ekipi tjetër nga Anamorava, Kika nga Hogoshti ka pësuar humbje të thellë nga KF Ramiz Sadiku nga Prishtina edhe atë me rezultat 4:1. Kika është më e sigurt në mesin e tabelës dhe nuk rrezikon rënien nga liga e as ngjitjen në kategori më të lartë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like