Futboll

Munishi: Në tri ndeshje derbi na ndëshkuan me kartonë të kuq

“Jam shumë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe vërtet kemi bërë një lojë të mirë. Më dhimbset pak të goli i parë, nuk e di se a ishte faull i ynë apo jo, por çdo kush po dëshiron të interpretojë siç dëshiron vetë. Në kemi luajtur me një lojtarë me pak dhe futbollistët dhanë shumë për të nxjerrë një pikë.

Nuk e di por në çdo derbi po mbesim me një lojtarë me pak, karton i kuq në Useinin mu duk pak i tepruar sepse nuk ishte edhe aq ndërhyrje e ashpër. Në tri ndeshje që ka referuar Dardan Çaka ne kemi marrë tre karton të kuq, ai duhet të ndiej me shumë nga loja”, tha Munishi.

You Might Also Like