Drita dhe Drenica janë përballë në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan, dy ekipe që kanë synime të ndryshme, Drita në luftë për kreun e tabelës e Drenica për mbijetesë.
Në pjesëlojën e parë të ndeshjes, e cila ka përfunduar me rezultat të barabartë 0:0, nuk është vërejtur ndonjë dallim në mes të ekipeve, ndonëse Drita ishte më e rrezikshme në sulme.
Ngjashëm është zhvilluar edhe pjesëloja e dytë, por krejt ka munduar të ishte më ndryshëm, sikur Limaj të ishte më i saktë në një rast të mirë shënimi.
Sa më shumë që afrohej fundi i ndeshjes, aq më tepër shtohej trysnia e futbollistëve të Dritës, por pa ia dalë që të shënojnë deri në fundin e ndeshjes, kur Blerim Krasniqi doli të jetë vendimtar me golin e tij, që e pati vlerën e tri pikëve. /kryelajmi.com/.




