Futboll

Në FC Drita besojnë në rezultat pozitiv

Treneri Vavalis sot doli para gazetarëve në Plzen

Në konferencën e cila është mbajtur një ditë para ndeshjes në Plzen, para gazetarëve Çek është paraqitur treneri Akis Vavalis dhe kapiteni Ron Broja.

Vavalis: Jemi të vetëdijshëm që përballë vetës kemi një kundërshtarë të fort siq është Viktoria. Ne e kemi përgaditë mjaft mirë ndeshjen, e kemi analizuar aq sa kemi mundur dhe jam shume i kënaqur me lojtarët e mi.

Ne si klub edhe në të kaluarën kemi pasur ndeshje të mëdha si kjo dhe kemi bërë shumë mirë andaj edhe nesër pres një ndeshje të mirë që ti knaqim të gjithë e posaqërisht tifozët tanë.

Ndërsa kapiteni i ekipit Ron Broja tha se kemi punuar mjaft shumë për këtë ndeshje, kemi bërë analiza të mjaftushme dhe për aq sa kemi pa, e kemi përgadit ndeshjen shume mirë dhe presim që nesër të bëjmë një punë të madhe.

I pyetur nga gazetarët Çek se si i vlerëson ndeshjet miqësore në fazë përgaditore ku keni humbur dy ndeshje dhe nuk keni shënuar asnjë gol, treneri Vavalis u përgjigjë!

Jam shumë i knaqur me përgaditjet dhe me ndeshjet miqësore, pavarësisht rezultatait unë në filozofinë time gjithmonë shoh progresin e ekipit dhe atë e kam pa sidomos në ndeshjen me Craiova edhe pse lojtarët e mi ishin në ngarkesat maksimale. Për mua rëndësi ka pas koha e përgaditjeve dhe jo rezultati.

Kapiteni është pyetur se a është për ju frymëzim ndeshja e vitit të kaluar mes ekipit nga Kosova dhe ekipit Çek Sllavia Praga-Ballkani, Broja tha: Po e kemi parë ndeshjen e vitit të kaluar, Ballkani ka bërë një ndeshje shume të mirë por nesër ne do të mundohem të bejmë më mirë se ata.

Vavalis është pyetur edhe për ndryshimet e shumta që janë bërë në ekip këtë vit, ai tha se ndryshimet janë të shumta por që kanë qen të duhura edhe pse koha ka qen e shkurt por qe kemi arritur që së bashku me drejtorin të sjellim lojtarë shumë cilësore për qka edhe jam shume shume i knaqur.

FC DRITA⬜️🟦

You Might Also Like