Futboll

Ja kush do t’i drejtojë ndeshjet Gjilani – Fushë Kosova dhe Llapi – Drita

Albi Mall Superliga e Kosovës në futboll do të rikthehet këtë fundjavë pas pushimit prej dy javësh shkaku i angazhimeve të Kombëtareve.

Njëherësh, në vikend do të nisë edhe faza e dytë e sezonit 2023/24, respektivisht do të luhet xhiroja e 10-të e ligës elitare.

Një risi e kësaj fundjavë është se ndeshjet do të nisin prej orës 13:00, pra dy orë më herët në krahasim me xhirot paraprake.

 
Pa dyshim, dueli kryesor do të jetë ai mes Llapit dhe Dritës, dy skuadra që i zënë dy prej tri pozitave të para në tabelë.

Kampioni aktual dhe lideri momental Ballkani do ta presë fqinjën Liria, kurse Prishtina do ta kërkojë fitoren pas një kohe të gjatë në duelin që do ta ketë në udhëtim me Feronikelin 74.

Një ndeshje do të luhet të premten, dy të shtunën dhe dy të dielën.

Tashmë janë deleguar edhe gjyqtarët për këto ndeshje.

Alban Shala është deleguar në kryendeshjen Llapi – Drita, kurse ndeshjen Gjilani – Fushë Kosova do t’a drejtojë Erdall Zasella.

 

 
 

You Might Also Like