Futboll

Drita mbetet pa qendërmbrojtësin

Ardian Cuculi është larguar pas tre vjetësh nga Drita e Gjilanit.

Mbrojtësi me shumë përvojë ka njoftuar vetë largimin nga gjilanasit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Cuculi në postimin e tij ka falënderuar klubin dhe tifozerinë “Intelektualët”, ndërsa ka shkruar se ka fituar shumë nga aventura e tij te “bardhekaltrit”.

Postimi i plotë nga Cuculi:

Faleminderit Fc”DRITA” @fc_dritaofficial

Faleminderit “INTELEKTUALËT”@intelektualet1998

Ju jam mirenjohes per keto 3vite duke perjetuar momente gezimi dhe me pak hidherimi se bashku!

Ndjehem i pasur sepse kam fituar shume miq dhe shoke te mire!

Ju deshiroj suksese dhe ju prift e mbara!

Te fala Cuci (ministri).

You Might Also Like