Futboll

Dardana fiton, Vllaznia barazon, Vitia humb

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 19-të në Ligën e Parë, derisa janë regjistruar rezultate mjaft interesante, raporton Gazetasheshi.com.

Besa e Pejës ka triumfuar derbin e javës ndaj Arbërisë së Dobrajës me rezultat të pastër 2-0, për të rikthyer kështu diferencën prej katër pikëve në renditjen e klasifikimit.

Një tjetër konkurent për inkuadrim në Superligë ka ngecur në këtë javë. Malisheva është befasuar në shtëpi, derisa është përmbysur nga Dardana me rezultat 2-1.

 

Fitore të rëndësishme ka realizuar edhe 2 Korriku, derisa në shtëpi ka triumfuar me rezultat bindës ndaj Vëllaznimit 4-1.

Rezultatet komplete të xhiros së 19-të në Ligën e Parë mund ti ndiqni më poshtë:

Vllaznia – Liria 0-0
Drenasi – Trepça 2-0
KEK-u – Vitia 1-0
Malisheva – Dardana 1-2
Besa – Arbëria 2-0
Ramiz Sadiku – Istogu 0-0
2 Korriku – Vëllaznimi 4-1
Onix – Ulpiana 1-0

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like