Futboll

Drita me dy mungesa në ballafaqimin ndaj Deçiçit

Dy lojtarë pritet që t’i mungojnë FC Dritës në ndeshjen e të enjtes që zhvillohet ndaj KF Deçiçit në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kjo ndeshje është e vlefshme për kompeticionin e ri evropian, kurse ekipi vendas konsiderohet favorit.

Për ketë ndeshjes, Drita pritet t’i ketë dy mungesa të mëdha. Namani, një futbollist me rëndësi në repartin e Dritës, po vuan një dëmtim nga ndeshjet e pranverës dhe nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje.

Një dëmtim të gjatë, tash e sa kohë e ka edhe qendërsulmuesi Kastriot Rexha, i cili gjithashtu do të mungojë, por që tashti Drita ka angazhime të reja dhe edhe kryetrajneri Ardijan Nuihiu beson se i ka zëvendësimet e duhura për këta dy lojtarë.

Kryelajmi.com

You Might Also Like