Futboll

Ardian Limani, kapiten i Dritës: Forca e jonë është grupi

Lojtari i Dritës, që njëherit është edhe kapiten, ka theksuar se mungesa e tifozëve më të flaktë të Dritës, “Intelektualët” do të ketë ndikimin e saj. Ai  tha se gjatë tërë kohës kanë bërë analiza dhe kanë gjetur se në këtë rast kanë të bëjnë me një kundërshtar të fortë. Kemi zhvilluar një fazë përgatitore shumë të mirë dhe kemi gjetur lojën tonë, kurse forca e jonë është grupi. Limani tha ka disa lojtarë që për herë të parë paraqiten në garat evropiane, por se atmosfera është shumë në nivel të lartë. Tashti kemi një përvojë në Evropë, andaj besojmë në suksesin tonë.

Kryelajmi.com

You Might Also Like