Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shelbourne – Drita me rezultat të barabartë 0:0. Por, Dritës i janë lehtësuar shumë punët në pjesën e parë, kur pas një ndërhyrje të rëndë në Almir Ajzerajn, mbrojtësi i Shelbourne J. Norris u ndëshkua me karton të kuq.
Më pas, rast të mirë ka shpërdoruar Odubeko i Shelbourne, i cili gjuajti jashtë portës, ndonëse ajo ishte e pambrojtur.
Një përplasje kokë më kokë në mes të Zidane dhe Dabiqajt, të dy këta lojtarë të Dritës, la me fashë në kokë këtë të dytin, të cilit për rreth 7 minuta u desh t’i jepet asistencë mjekësore. Që nga ky moment, loja e Dritës u përmirësua së tepërmi dhe deri në fund të pjesës së parë, ekipi gjilanas i pati disa raste shumë të mira shënimi, por që pjesëloja e parë përfundoi pa gola.
Në minutën 46 Drita pati rast shumë të mirë shënimi me Ajzerajn, por ai nga afërsia gjuajti mbi portë.
Epërsia e parë për Dritën erdhi në minutën 50, kur Ovouka gjuajti, por topi u bllokua dhe erdhi deri te Ajzeraj, i cili gjuajti me të parën e topi u devijua nga dy lojtarë të Shelbourne dhe në fund përfundoi në këndin e poshtëm të majtë të portës për 0:1. Në minutën 62, pas një shpërthimi të Ovoukas nga e majta dhe harkimit në të djathtë, Ajzeraj shërbeu lojtarin Ben Zidane, i cili u hodh me kokë, por portieri irlandez kapi topin. Dy minuta më pas ka rrezikuar Shelbourne me zëvendësuesin Martin, por gjuajtja e tij përfundoi mbi transversale. Në minutën 79, Faton Maloku në dy kohë shpëtoi golin e tij, duke intervenuar për mrekulli pas një kundërsulmi të vendaseve.
Deri në fund Drita diti ta ruaj portën e vet dhe në fund ndeshja u mbyll me rezultat 0:1 për Dritën. /kryelajmi.com/.





