Futboll

KF Uniteti sjellë edhe dy lojtarë

Klubi i Futbollit Uniteti seriozisht i është rrekur miniafatit kalimtarë të futbollistëve, duke bërë edhe dy prurje të reja.

Pas angazhimit të dy lojtarëve ditë më parë, gjë për të cilën lexuesit janë njoftuar, këtë të diele në KF Uniteti është bërë me dije se janë angazhuar edhe dy përforcime.

Siç ka theksuar Toni Miftari, udhëheqës i KF Uniteti, ekspeditës së këtij ekipi në përgatitje do t’i bashkëngjiten edhe Nexhmedin Neziri nga KF Galaksia dhe Bleron Ajetii nga KF Ramiz Sadiku i Prishtinës.

Miftari ka thënë se me këto dy përforcime konkurrenca në ekip do të shtohet edhe më shumë, gjë që do të bëjë që edhe rezultatet të jenë më të mëdha na stinorin pranveror.

You Might Also Like