Drita ka barazuar me Prishtinën, në ndeshjen që është luajtur në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Gjilanasit nuk e kanë nisur mirë ndeshjen, ngase që në minutën 6, pas një shpërthimi të Thaqit nga e majta, Krasniqi që u shërbye mirë, me urti ka gjuajtur dhe ka qëlluar këndin e poshtëm të majtë të portës së Malokut.
Drita pas golit të pësuar u këndell dhe shumë mirë ka luajtur sidomos në pjesëlojën e dytë, duke arritur që të barazojë në minutën 80, kur pas një harkimi nga këndi më së larti ka kërcyer Cuculi, i cili shtyu topin deri te Fazliu e ky i papenguar e futi topin në rrjetë. Drita ka patur rast të mirë të fitojë krejt ndeshjen, por që në vend të portës bardh e kaltrit pak para fundit e qëlluan shtyllën.
Në fund të ndeshjes, Drita mbeti me një lojtar më pak në fushë, ngase Bujar Shabani u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.