Drita ka shënuar një fitore të rëndësishme përballë Drenicës (3-1) pas tri barazimeve rradhazi. Përveq kësaj bardh e kaltërit e drejtuar nga Bekim Isufi janë afruar në vetëm dy pikë afër liderit Prishtina, raporton Gazetasheshic.com
“Një fitore e arritur shumë e rëndësishme, sidomos pas tri barazimeve rradhazi dhe gabimit që bënë kundërshtarët në mënyrë që ne të afrohemi edhe më shumë. Një fitore e pastër e arritur, megjithëse mendoj se nuk ishte rezultat real. Po vazhdon të na shfaqet vetëkënaqësia, gjë e cila nuk guxon të na ndodh dhe duhet të analizojmë këtë, pasi skuadra analizohet edhe kur fiton ndeshjen bindshëm. Tani na mbetet të përgatitemi për ndeshjet e rradhës dhe ti lëmë gabimet prapa, pasi është rradha e kundërshtarëve për të gabuar”, theksoi Bekim Isufi për Super Sport Kosova.