Futboll

Mentor Ajeti, gjyqtar kryesor në kryendeshjen Gjilani – Drita

photo by: @Shpend Ahmeti

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë në fundjavë me ndeshjet e javës së 17-të.

Derbi i kësaj jave do të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, mes SC Gjilani dhe Dritës – shkruan Radio Star.

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se në këtë ndeshje gjyqtar kryesor do të jetë Mentor Ajeti, asistenti i parë do të jetë Fatmir Sekiraqa, kurse asistenti i dytë Kastriot Peci ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Gramos Shala.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 13:00, ditën e diele./radiostar/

You Might Also Like