Futboll

Drita përshëndetet me Evropën

 

Me disavantazh prej një goli Drita ka hyrë në pjesëlojën e dytë, kurse Vllaznimi i Gjakovës me mbrojtje më të përforcuar ka hyrë në pjesën e dytë të lojës me qëllim që të ruaj rezultatin.

Në minutën 50, Haxhi Neziraj pasi ka kaluar mbrojtësin Sahiti të Vllaznimit, ka gjuajtur mbi portë. Në minutën 52, pati arast të mirë, por pas gjuajtjes së tij, topi u devijua nga një mbrojtës.

Në vazhdim të ndeshjes, lojtarët e Vllaznimit më shumë ndeshjen e vazhduan të shtrirë se sa që luajtën, pas çdo dueli sa do që i lehtë që ishte ata shtriheshin, bile edhe atëherë kur vetë shkaktonin faule, e për shkak të sjelljeve të pahijshme nga banka e Vllaznimit u largua trajneri i tyre, Ismet Munishi.

Gjyqtari në fund dha nëntë minuta shtesë. Në minutën 93, Nuabuze i Dritës pati rast të artë, por Muhaxhiri e priti topin.

Në fund rezultati mbeti ai i pjesës së parë Vllaznimi – Drita 1:0.

You Might Also Like