Futboll

Mezani: Nuk e merituam humbjen

Pas humbjes 1:2 ndaj Prishtinës, Gentjan Mezani, kryetrajner i Gjilanit ka deklaruar:
“Ishte ndeshje e mirë, me shumë sakrificë. Kemi bërë gabime të vogla në mbulim, por kemi bërë ndeshje të mirë si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën. Nuk e merituam humbjen. Unë kam çuna me karakter dhe sot kanë dhënë paraqitje të mirë. Shpresojmë të marrim sa më shumë pikë deri në fund të fazës së dytë dhe të kemi kohën e duhur si në përgatitje fizike, ashtu edhe në dy-tre lojtarë që duhet afruar. Nuk është e lehtë t’i bësh Prishtinës presion për afër 30 minuta. Më së shumti më vjen keq për lojtarët, sepse nuk e merituan humbjen pas sakrificës që bënë”, ka thënë Mezani për “ArtMotion” pas ndeshjes.

You Might Also Like