Volejbollistet e Dritës kanë pësuar edhe humbjen e dytë radhazi dhe seriozisht kanë rrezikuar finalen.
M-Technologie, që në ndeshjen e parë të përfundimtares kishte humbur pikërisht nga Drita me rezultat 3:0, në te njëjtën masë i ka kthyer në Gjilan.
Drita shumë mirë u mbajt në setin e parë, bile deri në fund ishte në epërsi pak para përfundimit të setit të parë duke udhëhequr me rezultat 19 me 16, por që nga kjo pikë nuk mundi t’i lidh dy shërbime radhazi. Në fund të setit, ai pati mundësinë që të marrë atë, ngase po udhëhiqte me rezultat 24:23, por që shërbimet deri në fund çuditërisht përfundonin në rrjetë apo edhe larg nga vija fundore, gjë që bëri që të pësojnë me rezultat 25:27.
Kjo ka ndikuar që në setin e dytë Drita të bije edhe më shumë, set të cilin e humbi me rezultat 17:25 e njëjtë ishte edhe në setin e tretë që ishte i fundit, të cilin gjilanaset e humbën me rezultat 19:25.
Me këtë humbjen, Drita e humb pozitën e parë dhe pas ndeshjes që zhvillohet në mes të Skenderajt dhe Kastriotit do të humb edhe pozitën e dytë, andaj seriozisht ka rrezikuar dy vendet e para që dërgojnë në finale. Në ndeshjen e radhës, Drita do të jetë mysafire e Kastriotit, kurse në dy ndeshjet e mbetura nuk guxon të gabojë.