Sportet me dorë

Djemtë  e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” kampionë të Kosovës në volejboll

Vitin e kaluar ishin shpallur kampionë të Kosovës në volejboll e një sukses  të tillë e kanë arritur edhe sivjet.  Djemtë  e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” sërish janë shpallur  kampionë kampionë të Kosovës në volejboll. Një sukses të tillë ata e kanë arritur pas dy ditë garave. Fillimisht të shtunën në ndeshjet e zhvilluara në Drenas, djelmoshat e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”  mundën bashkëmoshatarët e tyre nga Lipjani me 2:0 në sete. Ekipi nga Lipjani ishte i përbërë nga lojtarë shumë të mirë që luajnë edhe nëpër klube, por që kjo nuk i ndali ata që të kalojnë tutje.

Në ndeshjen e radhës, po në Drenas, ata mundën edhe ekipin nga rajoni i Mitrovicës me rezultat 2:0 dhe arritën finalen e madhe.

Një ditë më pas, në Palestrën “1 tetori” u përmbyll Gjimnaziada e sivjetme, ku u luajtën të gjitha finalet, kurse ajka e kësaj ditë ishte lënë për fund,  kur në finalen e madhe të volejbollit u përballën djemtë e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” dhe ata të Gjimnazit “Jeta  e re” nga Suhareka dhe pas një loje të shkëlqyeshme, më të mirë dolën gjilanasit që  fituan me rezultat 2:0 në sete.

Ekipi që  udhëhiqej nga profesori i Kulturës Fizike dhe Sportit, Blerim Shala përbëhej  nga lojtarët: Dion Latifaj, Vebi Syla, Jon Maliqi, Amar Isufi, Engjull  Surdulli, Olt  Bajrami, Blin Jakupi, Drit Sadiku,  Yll Ibrahimi, Ammar Ismajli, Ledion Pajaziti dhe Maliq Arifi.

Ndryshe lojtari më i vlefshëm i këtij turneu MVP është shpallur  lojtari Dion Latifaj edhe atë me plotë meritë,  ngase ishte i pandalshëm nga çdo pozitë.

Bekim Mustafa, i cili ishte i pranishëm në këtë finale  ka përgëzuar lojtarët për suksesin e arritur dhe ka  theksuar se këta nxehës  dy herë radhazi e  dëshmuan  se janë të suksesshëm dhe se për dy vite radhazi janë shpallë kampionë,  edhe atë pa e humbur asnjë set.

Edhe  Blerim Shala ka thënë se ka punuar tri vite për  të ndërtuar këtë ekip, i cili e ka mbyllur një kapitull  tejet të suksesshëm, por se  ai do  të vazhdojë të ndërtojë një gjeneratë të re, me lojtarë të rinj, të cilin do të ruajnë traditën e të shpallurit kampionë.

Duke ditur  se Blerim Shala  është një punëtor i palodhshëm, pritet që ky sukses të arrihet edhe në vitet e ardhshme.

You Might Also Like