Dy gola të shënuar në pjesëlojën e parë dhe një në të dytën I kanë mjaftuar Dritës për të arkëtuar tri pikë të reja në ndeshjen që e ka zhvilluar ndaj Prishtinës së Re.
Ekipi bardh e kaltër, që është më I relaksuar tashti kur luan vetëm në një kompeticion, ka shënuar fitore bindëse 3:0.
Në pjesëlojën e parë Drita është munduar së tepërmi dhe ia ka dalë të shënojë nga një goditje standarde pas së cilës topi ka ardhur deri te Bejtullai, I cili me kokë e dërgoi te Dabiqaj, që nga afërsia e futi në rrjetën e Smakiqit për 1:0.
Krejt në fund të pjesës së parë, Drita ka shënuar me Liridon Balajn, I cili ka shpërthyer nga e djathta dhe kur afruar afër përtës ka gjuajtur në këndin e ngushtë të portës, ku Smakiqi nuk arriti të ndalë gjuajtjen e tij.
Drita luajti një gjysmëpjesë të dytë më të sigurt, duke mos e lejuar kundërshtarin që t’i afrohet portës e krejt në fund, në kohën shtesë zëvendësuesi nga Gana, Mike Arthur ia doli për të shënuar dhe vulosi fatin e këtij takimi. /kryelajmi.com/.




