Futboll

Drita uron Trepçën ’89

Klubi i Superligës, FC Drita ka uruar ’89-shin për rikthimin në Superligë, përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit.

Gjilanasit i kanë uruar rrugëtim të mbarë dhe suksese në kampionatin e ri.

Postimi i plotë nga FC Drita: 

Welcome back Trepça ’89

FC DRITA uron klubin KF Trepça ’89 për rikthimin në Superligën e Kosovës.

Tashmë, Trepça 89′ matematikisht ka siguruar Superligën dhe vitin e ardhshëm do të jetë pjesë e garave në elitën e futbollit kosovar.

Klubi ynë, FC DRITA i dëshiron rrugëtim të mbarë dhe suksese në kampionatin e ri.

FC DRITA

You Might Also Like