Sportet me dorë

KB Drita në këtë stinor nuk arriti asnjë fitore duke regjistruar 28 humbje rresht

Skuadra e Bashkimit duke e mposhtur Dritën me rezultat 48-106, ka siguruar biletën e fundit për Play Offin 2021/22.

Siç është pritur ashtu edhe ndodhi, Bashkimi ka dominuar nga fillimi e deri në fund të ndeshjes.

Elvan Iljazi ishte koshashënuesi më i mirë te skuadra prizrenase me 17 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Valon Bunjaku e Ensar Muriqi me nga 14 pikë e Terence Thompson me 13 pikë e 18 kërcime të tjera.

Te Drita Nart Llapashtica me 18 pikë dhe Laurant Ibrahimi me 10 pikë ishin të vetmit me pikë dyshifrore te Drita.

Bashkimi e përfundoi stinorin me 12 fitore e 16 humbje, derisa në Play Off do të përballet me Pejën ose Trepçën.

Drita në këtë stinor nuk arriti asnjë fitore duke regjistruar 28 humbje rresht.

You Might Also Like