OPINION

E po, ku jemi, o popull?!

E po, ku jemi, o popull?!

Populli thotë, “Gjuha s’ka eshtra, por eshtra then”. Kjo është filozofia e popullit, e cila nuk është thënë rastësisht, por e menduar fort me vend. Pra, gjuha, sipas rregullave gramatikore e gjuhësore, ajo është mjet përë marrëveshtje. Pra, komunikim ndërmjet njerëzve. Pse jo? Njerëzi kanë nevojë të bisedojnë e të mirren vesh. Don t’ia thonë njëri-tjetrit hallet e jetës apo diçka tjetër. Kur secili njeri dëshiron të komunikojë me dikë tjetër, ai e përdor gjuhën për marrëveshtje. Marrëveshtja sjell rezultate. Ato jetësohen. Bëhet realitet.

S’ka me gjuhën! Ajo është çelsi i parë i jetës. Ajo dhe vetëm ajo i shërben njerëzve të merren vesh në mes vete. Por, ja ky mjet i rëndësishëm dhe me vlerë, s’po jetësohet aty ku e ka vendin. Nuk po hyn në përdorim! E, në këtë rast po vjen në shprehje vargu i Rexhe Hoxhës, poet prishtinas, i cili ka shtuar: “E po, ku jemi, o popull”? Pra, a jemi diku jetuar? Ku jemi? Si jemi? Si kemi ardhur gjer këtu? Kush na solli lirinë e pritur me shekuj? Edhe sa e sa pyetje të tjera do të bëheshin kësaj “teme” të këtyre ditëve të “nxehta” të vjeshtës sapo të nisur me temperatura njerëzish.

O, njerëz, kur është shpallur Pavarësia e Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008, i madh e i vogël vrapuam nëpër rrugë të fshatit e të qytetit duke shprehur gëzimin tonë të madh për lirinë që na erdhi. S’ka me lirinë! Ishte kjo një e arritur që kurrë s’e ka pasur populli ynë shqiptar kosovar. Armiku barbar kapituloi me ndërhyrjen e miqve tanë amerikanë e miqve të tjerë, të cilët e ndaluan gjenocidin mbi popullatën e pafajshme shqiptare. S’di kush nuk pati gëzim. Nga gëzimi, njerëzit qajnin. U gëzuan, sepse, u çlirua njëherë e përgjithmonë ky popull nga robëria e të huajve.

Ky popull me shekujt qe i përndjekur, i vrarë, e masakruar e i dhunuar nga pushtuesit, të cilët e patën për skenar ta zhbëjnë nga faqja e dheut. Erdhi ajo e pritura e jetës, Liria. U hap një jetë tjetër e jetës. Filloi populli lirshëm të frymojë… Lirshëm të punojë e ta gëzojë lirinë e pritur dem baba dem. Por, kjo liri e kjo jetë, dikujt s’po i konvenon. Shihne se çka po ngjan me këtë popull në këto ditë vjeshte. Është bllokuar Kuvendi i Republikës së Kosovës (!). A është në rregull apo jo?!

Unë rrudhi krahët. Nuk jam për bllokim. Nuk jam për dhunë. As për veprim argesiv. As për vandalizëm! Jam njeri paqësor. Dhe, pyes: pse e ka emrin Kuvend? Pra, venedi ku bisedohet dhe njerëzit (kupto: deputetët), që i ka votuar ky popull, aty të debatojnë për hallet, jetën dhe të mirat e vendit. Po, ku jemi, o popull? A po shihni se çka po ngjan me udhëheqësit tanë? Ata po luajnë me nervat e masës. Po luajnë, sa, aty ku kuvendohet me mjetin e marrëveshtjes, po luhet me zjarr (gaz-lot-sjellës)! A e meriton ky popull ndonjë “tregim” tjetër?!

Unë votoj për JO! Nuk e meriton ky popull që të kacafyten njëjri me tjetrin. Por, jo! S’ka mbetur tjetër. Nuk duhet ta lejojmë të keqen. Të keqen e kemi larguar njëherë e përgjithmonë. Na tash duhet t’i tregojmë botës se jemi njerëz paqësor e liridashës. Ne e kemi dhënë provimin e njeriut të urtë e gjakftoftë. Nuk duhet pas asaj gjendje kaotike me gaz e me shishe për të krijuar pjesë dramatiko-komike. Tash është koha e këndelljes së mendjes. Të jemi më të arshyeshëm. Duhet të ulen zërat e nxehtë, e të përdoret gjuha e marrëveshtjes. Vetëm me marrëveshtje, ka zgjidhje. Zgjidhja është marrëveshja në mes njerëzve. Sa nuk është bërë vonë, do të ishte mirë që të tregohemi se jemi poulli i pjekur. Tash kanë mbaruar fjalët. Tash ka mbaruar pjesa e parë e dramës. Tash do të fillojë pjesa kryesore, e cila, dorën në zemër, nuk do ta doja që kjo “dramë” të luhet në mënyrën “tjetër”.

S’ka mbetur tjetër. Fjalët u thanë. Veprimet u bënë më së keqi. Bota po qesh me ne. Tash veprimi i kësaj “drame” do të ishte jo të fillohet me dhunë, por të mbizotërojë urtësia, mençuria, arsyeja etj. Thonë, i urti – qel rrugë! Ju, nëse doni të bëni zgjidhje, ja zgjedhja. Uluni e përdorni gjuhën e marrëveshtjes. Ajo e ka fjalën. O popull, ku jemi?!!! Pse të vijë kjo “kohë” kështu?  Liria nuk na vjen sa herë duam ne. Ajo vjen njëherë. Ajo e ka  emrin Liri, e cila ua falë buzëqeshjen të gjithëve, pa dallim. E po, ku jemi, o popull yni?!!! Tefik Selimi

 

You Might Also Like