OPINION

ME DIRIGJENTIN E FAMSHËM NGA GJILANI PROF. IZET KALLABA

Dy foto në Gjilan, njërën te Shtatorja e Tribunit të Kombit Ramiz Cernica dhe tjetrën duke pirë kafe bashkë me Prof. e nderuar Izet Kallaba!
Prof. Izeti, për pak çaste sa qëndruam bashkë, më tregoi se e ka takuar në Kamenicë, Heroin e Kombit Jusuf Gërvallën në vitin 1973!

Në takim me patriotin dhe atdhetarin e shquar, i cili në vitin 1982 do të vritej bashkë me Heronjtë e Kombit, shokun e tyre Kadri Zekën dhe vëllaun e Tij Bardhosh Gërvalla!
Gjatë takimit me Heroin Kombëtar Jusuf Gërvalla, në mes tjerash i ka thënë, formoje një kor me nxënës të shkollës!

Dhe Prof. Izeti e ka vënë në zbatim porosinë e Udhëheqësit, e ka formuar korin në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan!

Kori nën dirigjimin e Tij, është kori më i famshëm jo vetëm në Anamoravë!

Vepra e parë korale në gjimnaz e vënë në skenë, nga Kori i Pro. Izetit, është kënga korale autorit Çesk Zadea:, “Shkon djali termal”!

Ishte knaqësi e veçantë takimi me Prof. Izetin!

Prof. Izeti u interesua në mënyrë të veçantë për gjendjen e ortodoksëve shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe për rolin e Ali Ahmetit në atë proces!

Pasi i tregova Prof. Izetit mbi gjithëçka që dija, Ai u nda shumë i knaqur dhe i bindur se nën udhëheqjen e Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti, të gjitha proçeset do të shkojnë në rrugën e tyre të duhur dhe sukseset, përparimi e mbarëvajtja do të jetë e pashmangshme dhe progresi euroatlantik do të jetë i padiskutueshëm!

Unë Prof. Izetin e admiroj dhe kam një konsideratë e respekt të padiskutueshëm, sepse të gjitha ngjarjet që i kam organizuar në Gjilan, pas hyrjës triumfale të UÇK-së, gjatë shërbimit në TMK, gjatë veprimtarisë e aktivitetit në LPK dhe në tubimet e mëdha kombëtare, të organizuara në Gjilan, kudo e kurdo, me korin e nxënësve të shkollës së muzikës ka qenë prezent!

Do ta veçoja paraqitjen spektakulare me korin e Tij në tubimin e madh kombëtar në nderim të 19 vjetorit të demonstratave të vitit 1981, të mbajtur më 31 Mars 2000!

Ismet Sylejmani,
Gjilan, 5 Prill 2024!

You Might Also Like