Shkruan: Fehmi Sylejmani
Kujt i shkoi përshtati greva dhe bojkoti i punës në kompaninë “Ekohigjiena”?! Kush fitoi dhe kush humbi nga greva e punëtorëve të kësaj ndërmarrje?!. Kush po fshihet mbrapa krejt kësaj “loje jo korrekte”?! Pse pushteti lejon dhe mbron grevistët?! Pse pushteti nuk shfrytëzon infrastrukturën ligjore, duke paditë menaxhmentin e kësaj kompanie?! Cilat janë përgjegjësitë dhe detyrat e komunës në kuadër të kësaj marrëveshje të partneritetit publiko privat?! Çfarë obligime ka komuna ndaj kësaj kompanie?!
Para se të fillonte greva, do të kishte qenë mirë që punëtorët dhe kreatorët e kësaj greve t’i parashtrojnë disa pyetje vetvetes se kush do të fitojë apo kush do të humb nga kjo grevë, Kompania, grevistët, institucionet apo qytetarët.
Ne mendojmë se fitues i padiskutueshëm i kësaj greve ka qenë kompania, humbës total janë grevistët dhe pushtetit aktual , ndërsa të zhgënjyer tej mase me të gjithë këta akterë janë qytetarët, të cilët nuk e kanë merituar një tretman të tillë, meqë ata janë vazhdimisht të përpiktë në kryerjen e obligimeve të veta, edhe përkundër që tarifa mujore për amvisni në Gjilan është më e larta në Kosovë.
Pse greva e punëtorëve i ka konvenuar kompanisë është një llogaritje e thjeshtë matematikore, e që këtë duhet ta kenë parasysh në vazhdimësi punëtorët dhe ideatorët e grevës, sepse për aq ditë sa është mbajtur greva asnjë automjet i dedikuar për kryerjen e punës së kësaj kompanie nuk është ndezur fare, gjë që janë kursyer mjaftueshëm karburante dhe gjëra të tjera përcjellëse, derisa në fund të muajit kjo kompani ka dënuar qytetarin pa të drejtë duke i kërkuar atij tarifën e plotë mujore, teksa punën fare nuk ia ka kryer këtij qytetari, meqë mbeturinat për një kohë relativisht të gjatë, sa ka zgjatë greva, pothuajse kanë qëndruar nëpër rrugë, trotuare, shtëpi, depo e tjera.
Në asnjë formë nuk mund të justifikohet heshtja, mos interesimi, dhe mos ndërhyrja në zhbllokimin e grevës nga drejtuesit më të lartë të komunës, duke lejuar që mbeturinat të na ngufasin dhe qytetit të shndërrohet në depon bërlloku.
Nga këta faktorë të mos interesimit të zgjidhjes së këtij problemi dhe mbështetjes publike dhe të njëanshme të komunës për grevistët, lë të dyshohet se komuna ka krejt qëllime tjera, duke synuar që këtë kompani ta sjell në një pozitë të palakmueshme dhe para një akti ët kryer, që kjo kompani të heq dorë nga marrëveshja e partneritetit publiko privat, në mënyrë që më pas përmes bizneseve të afërta me pushtetin të jetë pjesë e kësaj kompani. Pra, Komuna nuk ka pas qasje pozitive dhe vullnet të mirë për të zgjidhur këtë problematikë. Pushteti aktual në këtë rast nuk duhet të jetë i njëanshëm, por duhet të jetë në shërbim qytetarëve dhe për të bërë çmos që në asnjë variante të mos dëmtohet qytetari. Gjithashtu duhet shfrytëzuar të gjitha mekanizmat juridiko-ligjor për të detyruar kompaninë në fjalë që t’i përmbahet kontratës së memorandumit dhe investojë dhe t’i kryejë shërbimet së më cilësore dhe efikase. Po ashtu asnjëherë nuk është bërë e ditur se cilat janë obligimet e komunës ndaj kësaj komune.
Partneri privat në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2012, ka marrë obligim që brenda tri viteve t’i investoj 1.5 milionë euro dhe atë investim nuk e ka bërë, deri më tani ai ka investuar mbi 257 mijë euro, sipas menaxhmentit të ekohigjienë