Libri

EDHE KADARE KA QENË FËMIJË

AVDUSH CANAJ

Edhe Kadare
Ka qenë fëmijë
Si unë, si ti

Edhe ai
Sytë me det
Në një bankë
Me simpatinë e vet

Ia ka vizatuar
Vetullat në fletore
E me të
Si unë me Anilën
Përherë në shëtitore

Në shpinë të plepit
Që këndon e flet
Kanë gdhendur me zemra
Emrat e vet

Kur është vonuar
Nëna e ka qortuar
Si mua
Ku e lodhe ditën
Gjyshi i tij
Ka qeshur si gjyshi im
Nuse moj, dritë yllësie
Si sia sheh djalit rritën

You Might Also Like