KV Drita – Femrat vazhdon me intensitet të lartë ndërtimin e skuadrës, duke kompletuar ekipin edhe me përforcimin e radhës nga SHBA.
Fjala është për lojtaren amerikane 𝗝𝗼𝗿𝗱𝘆𝗻 𝗙𝗿𝗲𝗲𝗺𝗮𝗻, e cila i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e një projekti serioz, ambicioz dhe fitues për sezonin e ri.
Presidenti i klubit, 𝗜𝗱𝗿𝗶𝘇 𝗕𝗲𝗿𝗶𝘀𝗵𝗮, po e dëshmon qartë vizionin e tij që në fillim të mandatit, duke sjellë përforcime cilësore, eksperiencë dhe mentalitet fitues, me një objektiv të vetëm: ta rikthejë Dritën aty ku e ka vendin.
Me afrimin e 𝗝𝗼𝗿𝗱𝘆𝗻 𝗙𝗿𝗲𝗲𝗺𝗮𝗻, KV Drita tregon se nuk ndërton për pjesëmarrje, por për dominim, stabilitet dhe fitore në çdo ndeshje.





