Sportet me dorë

KV Drita zhvillon dramë në pesë sete

 

Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani, në konkurrencën e meshkujve ka shënuar fitoren e radhës, por kësaj here pas një drame në pesë sete.

Drita është ndeshur me Ulpianën në Lipjan dhe pas pesë seteve ka ngadhënjyer me rezultat 2:3.

Pas kësaj fitoreje Drita ruan epitetin e të pamposhturës në kampionat, por jo me numër maksimal të pikëve, ngase kësaj radhe Drita fitoi dy pikë, derisa Ulpiana fitoi një pikë.

Në dramën në pesë sete, Drita ngadhënjeu në të parin me rezultat 25:20, kurse menjëherë në setin vijues është mposhtur me rezultat 21:25. Dy setet vijuese u përmbyllën me rezultat 25:19, njëri në favor të Dritës e tjetri për Ulpianën, andaj u desh që të luhet seti vendimtar i pesti, në të cilin bardh e kaltrit fituan me rezultat 15:8 dhe për rezultatin përfundimtar 2:3 në sete.

 

You Might Also Like