Shkolla jonë është krenare për pjesëmarrjen dhe suksesin e nxënësve tanë në projektin Engineering Her Future – Orange Code 16 Program. Përmes punës në grup dhe lidershipit, ata adresuan dhunën dixhitale, duke realizuar kërkime, aktivitete ndërgjegjësuese dhe duke propozuar zgjidhje konkrete për një mjedis online më të sigurt.
Në këtë projekt punuan me përkushtim nxënësit: Lanika Isufi, Emara Gjinolli, Bardh Basha, Olta Malaj. Me angazhimin, përgjegjësinë etike dhe bashkëpunimin, ata arritën të fitojnë titullin e fituesve të projektit, duke përfaqësuar me dinjitet shkollën tonë.





