Futboll

Edhe një talent i FC Gjilani kalon te Llapi

Ismet Hamdiu, ish-lojtar i juniorëve të Gjilanit, i cili për një kohë ishte i huazuar te KF Vitia, ka ndërruar mjedis duke kaluar te Llapi i Podujevës. Një gjë të tillë e kanë bërë të ditur në klubin llapjan, ku shpesh kanë zbarkuar talentët gjilanas. Ditë më parë, pjesë e ekipit të Tahir Batatinës ishte bërë Olti Mehmeti, ish-lojtar i Dritës.

Ja postimi i plotë i KF Llapi:

Podujevë, 5 janar 2022 – Skuadra jonë është përforcuar me sulmuesin e krahut, 19- vjeçarin nga Gjilani, Ismet Hamdiu.

Ismet Hamdiu është prodhim i ekipit të Gjilanit, pjesë e së cilëve ishte deri në ekipin e seniorëve dhe më pas ishte i huazuar për 6 muaj tek Vitia.

19- vjeçari, i lindur më 18.07.2002 ka shkëlqyer me paraqitje për ekipin e juniorëve të Gjilanit duke arritur shifrën e 10 golave dhe 20 asistimeve.

Futbollisti gjilanas nga më të dalluarit e grupmoshës së tij, Ismet Hamdiu ka nënshkruar kontratë 4- vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit dhe si rrjedhojë e kësaj do jetë pjesë e klubit deri në vitin 2026.

You Might Also Like