Futboll

Portieri Petrit Terziu kalon te FC Ferizaj

Ish-portieri i kategorive të reja të FC Gjilani, ka ndërruar mjedis dhe tash e tutje do të vesh petkun e FC Ferizaj. Një transfer të tillë e ka bërë të ditur FC Ferizaj që garon në Ligën e Parë të Kosovës.
Ky është postimi i plotë i FC Ferizaj:
𝐌𝐢𝐫𝐞𝐬𝐞𝐯𝐣𝐞𝐧 𝐏𝐞𝐭𝐫𝐢𝐭 𝐓𝐞𝐫𝐳𝐢𝐮
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se klubi ynë ka arritur marrëveshje me portjerin e ri Petrit Terziu, duke nënshkruar kontratë 1- vjeçare.
Terziu ishte pjesë e KF Vëllaznimit nga Gjakova në sezonin vjeshtor, ku pati paraqitje mjaftë të mira, ndërsa më parë ishte pjesë e SC Gjilanit e KF Vitisë!
Ky është përforcimi i parë i klubit tonë në merkaton dimërore.
Klubi ynë i uron mirëseardhje Petritit, duke i uruar shëndet e shumë suksese në klubin tonë.

You Might Also Like