LAJME

Edhe shkolla “Selami Hallaqi” në Gjilan, bëhet me kabinet të informatikës

 Gjilan, 21 qershor 2018 – Që nga sot shkolla e mesme e ulët është paisur me mbi 50 lap top, të dhuruara nga Organizata Zvicerane Fresenius Kabi dhe kështu edhe shkolla “Selami Hallaqi”, po bëhet me cabinet modern të informatikës.

Në këtë ceremoni inauguruese drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica ka falënderuar organizatën për investimin e paisjeve elektornike në këtë shkollë duke thënë se investimi në fushën e dijes është i rëndësisë së veçantë për Komunën dhe për nxënësit, ngase krijon mundësi të komunikojnë me gjithë botën.

“Një euro e investuar në edukim qoftë edukim parashkollë dhe niveleve tjera arsimore, kthimi i këtyre investimeve në periudhë afatgjate shumfishohet apo paraqet një raport multiplikatori në vlerën e investimeve për shoqërinë në të ardhmen. Pra në këtë klasë përmes këtyre laptopëve të dhuruar si donacion, ne vazhdueshëm gjeneratë pas gjenerate do t’u kujtojmë dhe jemi falenderues për këtë investim që keni bërë për këtë shkollë meritore”, ka thënë, drejtori Gagica.

Ai po ashtu ka potencuar se Drejtoria e Arsimit do të vazhdojë bashkpunimin për investime në arsim me pretekstin që edukimi të jetë sa më cilësorë dhe gjithnjë në kuadër të rritjes së cilësisë në arsim.

Nicole Nettleton, menagjere globale e brendit të elektronikës në organizatën Zvicerane  Freseniu Kabi, ndër të tjerash ka thënë se investimet në arsimin janë gjithmonë të duhura dhe domosdoshme për ndryshime positive në shoqëri.

“Pajtohem me drejtorin Gagica, se nuk ka asnjë investim më të mirë se në edukim dhe arsim, prandaj ne kemi bërë ktë investim. Do të vazhdojmë tutje të jemi mbështetës të arsimit dhe fëmijëve në përgjithësi përmes teknologjisë”, ka thënë, Nettleton.

Liridon Byqmeti, Koordinator i Operimit të Biznesit në organizatën zvicerane ka thënë se ndjehet i lumtur për këtë investim që është bërë në shkollë.

“Është shumë emocionuese të jem këtu në këtë shkollë. Nuk ka qenë shumë e veshtirë ky donacion sepse organizata jonë ka bërë ndërrimin e gjeneratave të kompjuterëve, kështu që unë kam ardhë me idënë që këta laptop të jenë donacion për këtë shkollë e cila është më e madhja në regjiona dhe ka nevojë për teknologjinë që nxënësit të mësojnë direkt nga laptopët”, tha Byqmeti në fjalën e tij.

Nga ana tjetër Florim Maloku, drejtori i shkollës “Selami Hallaqi” përpos që ka falenderuar organizatën zviceranë për donacionin dhe drejtorinë komunale të Arsimit, ai ka uruar që nxënësit e kësaj shkolle të marrin njohuri dhe ti shfrytëzojnë maksimalisht në të ardmen.

“Falemnderit organizatës dhe  shtetit Zviceran për kontributin që ka dhënë për shkollën tonë, për arsimin ku është shumë e nevojshme kjo ndihmë. Do na shërbejnë shumë të ngrisim kapacitetet që edhe ne të kemi mundësinë sikur krejt bota të marrim njohuri përmes teknologjisë informative online dhe të dëshmohemi edhe në fushën e teknologjis me nxënës të suksesshëm sikur edhe në shumë fusha”, ka potencuar ai.

You Might Also Like